Login Accedi ^
Italiano
Registrati
Registrati su Weekeep! Trova i tuoi amici di Facebook, organizza i tuoi viaggi e visita oltre 1.000.000 eventi in tutto il mondo!
Accedi con Facebook
Accedi con Google+
Facebook Google+
X
RISULTATI
MAPPA
DETTAGLIO
$mapTile_Titolo
$mapTile_Immagine
$mapTile_Indirizzo
$mapTile_LastMinute
$mapTile_Durata
Località
Dormire
Mangiare
Offerte Speciali
Eventi
Mostra tutte le 7 categorieMostra meno categorie
Mostra tutte le 11 LOCALITAMostra meno località
Mostra tutte le 23 sistemazioniMostra meno sistemazioni
PREZZO : da € a
OSPITI :
CAMERE :
STELLE : da a
Mostra tutte le 13 categorieMostra meno categorie
Mostra tutte le 13 categorieMostra meno categorie

Ferdinando Scianna në Shqipëri / Ferdinando Scianna in Albania

Pallati I Kulturës Tirana, Albania
Google+

Ferdinando Scianna, një prej fotografëve më të mëdhenj italianë, anëtar i agjensisë prestigjoze Magnum, do të jetë në Tiranë më 17 prill dhe do të përurojë Ditët e fotografisë italiane në Tiranë, një projekt i lindur nga bashkëpunimi i Institutit Italian të Kulturës me EJAlbum, distributori ekskluziv i Album Epoca e Photosì në Shqipëri.
Me gjithë lidhjen e fortë që bashkon dy Vendet tona në fushën e fotografisë në sajë të figurës së italianit nga Piacenza Pietro Marubi, i konsideruar si babai i fotografisë shqiptare, në vitet e fundit, iniciativat dedikuar fotografisë italiane bashkëkohore kanë qenë sporadike. Ditët e fotografisë italiane në Tiranë ka për qëllim të propozojë një cikël organik takimesh me fotografët më të famshëm italianë dhe të paraqitë punën e tyre përmes një dokumentar dedikuar atyre.
Karriera e gjatë e Ferdinando Scianna -s është ndikuar mjaft nga lidhja me tokën e tij, Sicilinë, ku u lind, në Bagheria në vitin 1943 si dhe nga miqësia e tij me Leonardo Sciascia-n. Shkrimtari i madh sicilian, pasi vizitoi ekspozitën e parë të Scianna-s në Bagheria në vitin 1963, shkroi parathënien dhe tekstin e librit të tij të parë, "Festa fetare në Siçili", fitues i Çmimit Nadar në 1966. I përket pikërisht Sciascia-s përkufizimi më i mprehtë i veprës së Scianna-s : "Fotografia e tij është si një organizim i shpejtë, i vrullshëm i realitetit, një katalizator i realitetit objektiv në realitetin fotografik: sikur, pothuajse çdo gjë mbi të cilën mbështetet syri i tij objektivi e fikson, bindet pikërisht në atë çast, as para as pas, në çastin magnetik, i bindet ndjenjës së tij, vullnetit të tij, dhe së fundi stilit të tij".
Karriera e Scianna-s vazhdon në Milano, ku fotografi, i cili u zhvendos në vitin 1967, fillon të bashkëpunojë me l’Europeo, fillimisht si fotograf, pastaj si gazetar. I dërguar si korrespondent në Paris, ku u njoh me Henri Cartier - Bresson, i cili e inseroi atë si italianin e parë në revistën prestigjioze Magnum, filloi të shkruante për Le Monde diplomatique dhe La Quinzaine Littéraire . Pasi hyri në botën e modës në fund të viteve Tetëdhjetë, Scianna u afirmua si një nga fotografët më të kërkuar, gjithmonë duke mbajtur gjallë interesin ndaj temave fetare (Pelegrinazh në Lourdes , 1995) dhe për letërsinë (Jorge Luis Borges fotografuar nga Ferdinando Scianna , 1999) dhe duke mbajtur të paprekur dashurinë për Sicilian. Me bashkëqytetarin e tij Giuseppe Tornatore ka publikuar, në vitin 2009, me rastin e shfaqjes së filmit të Baarìa, librin me fotografi Baaria Bagheria.
Takimi me Ferdinando Scianna do të mbahet në sallën Nënë Tereza, Pallati i Kulturës në Tiranë: në orën 18.00. Një tryezë e rrumbullakët me fotografë shqiptarë do të mbyllë këtë takim të parë të Ditëve të fotografisë italiane në Tiranë , të cilat do të organizohen çdo tre muaj.

Veniteci a trovare
il 17 aprile 2014

Che Tempo fa

Recensioni

Caricamento...
Caricamento...
In questa zona i nostri Partner offrono: