Login Accedi ^
Italiano
Registrati
Registrati su Weekeep! Trova i tuoi amici di Facebook, organizza i tuoi viaggi e visita oltre 1.000.000 eventi in tutto il mondo!
Accedi con Facebook
Accedi con Google+
Facebook Google+
X
RISULTATI
MAPPA
DETTAGLIO
$mapTile_Titolo
$mapTile_Immagine
$mapTile_Indirizzo
$mapTile_LastMinute
$mapTile_Durata
Località
Dormire
Mangiare
Offerte Speciali
Eventi
Mostra tutte le 7 categorieMostra meno categorie
Mostra tutte le 11 LOCALITAMostra meno località
Mostra tutte le 23 sistemazioniMostra meno sistemazioni
PREZZO : da € a
OSPITI :
CAMERE :
STELLE : da a
Mostra tutte le 13 categorieMostra meno categorie
Mostra tutte le 13 categorieMostra meno categorie

ekspozitë N'shpi

Atsh Caffe Tirana, Albania
Google+

N’shpi

N’shpi është një ftesë.
Dihet që, nëse do i referoheshim traditës ballkanike të mikpritjes, pasi mikut i hapet dera dhe i bëhet respekti, ai duhet jo vetëm t’i përshtatet zakoneve dhe rregullave të asaj dere nga e cila ka hyrë, por edhe t’i nderojë ato.
Në shtëpinë e tij, të zotin nuk duhet ta lëndosh – jo sepse kjo është e pahijshme, apo mungesë fisnikërie, por sepse është e mundur. Duke qenë e mundur, ti zgjedh kontrollin mbi veten, ose përgjegjësinë, duke i dhënë kështu përparësi tjetrit, pra të zotit të shtëpisë. Përsëri, duke qenë e mundur, mund të gjenden arsye të ndryshme për lëndimin, sepse i zoti i shtëpisë qëllon që edhe të të cenojë, por, duke e tejkaluar këtë, që në hapin e parë që ne hedhim në shtëpinë e tjetrit tregojmë pozicionin tonë në botë, kushtëzimin tonë, dhe jo aftësinë për të kushtëzuar.
Duke qenë tanimë i ftuar në këtë shtëpi, në të cilën kam hedhur hapin e parë, jam i detyruar ta respektoj ashtu siç ajo është, me intimitetin dhe veçantitë e saj, e jo të ndërtoj një shtëpi brenda shtëpisë.
Po ashtu, të zotin e shtëpisë nuk duhet ta lëvdosh, jo sepse është e pahijshme, por sepse është e mundur, dhe “e mundur” në këtë rast do të thotë të shtiresh. Kështu, ti zgjedh përsëri kontrollin mbi veten (përgjegjësinë), dhe për rrjedhojë bëhesh i vërtetë.

Ja, pikërisht kjo e fundit është çështja e kësaj ftese n’shpi që na bën i zoti i saj: me qenë të vërtetë – as lëndime, as lëvdime!
Zakonisht, kur dikush na fton n’shpi, ose kur i shkojmë vetë për vizitë, i çojmë edhe një dhuratë. Merret me mend që dhurata duhet përshtatur disi me personin të cilit zgjedhim t’ia dhurojmë, në këtë rast me të zotin e shtëpisë.
Është një përvojë sa kënaqësiplotë dhe sa e sikletshme kur nisim e mendojmë se çfarë dhurate të bëjmë, por, edhe më domethënës është çasti kur ne ia bëjmë dhuratën të zotit të shtëpisë, që më pas ai na e kthen me mikpritjen e tij.

Le të jetë kjo shtysa për të menduar rreth një vepre/ndërhyrjeje, në çfarëdo mediumi qoftë, e cila i përshtatet hapësirës së një shtëpie, por mbi të gjitha të ketë një lidhje me faktin se do ekspozohet në një ambient shtëpie. Pra, në këtë rast, ashtu siç ndodh me shumë artistë bashkëkohorë, duhet parë me vëmendje hapësira, dhe më pas nis të menduarit dhe kërkimi se çfarë mund të bëhet dhe si mund të ndërhyhet në atë hapësirë.
Vlen të theksohet se ambienti i shtëpisë nuk duhet tjetërsuar; domethënë, nuk duhet të shndërrohet në një hapësirë të zakonshme galerie; sikundërse, nga ana tjetër, shumëçka në shtëpi do hiqet ose do zhvendoset në varësi të ndërhyrjeve që do propozohen.
Kjo nismë i ka të gjitha gjasat të jetë e frytshme kulturalisht në dy drejtime:
nga njëra anë ofron mundësinë për t’u pavarësuar nga galeria, pra nga institucioni, dhe kjo është një domosdoshmëri; ndërsa nga ana tjetër përbën një rast sui generis se si intimja mund të kthehet në publike duke mbetur përsëri intime, pa u cenuar.

Edison Çeraj
shkurt, 2014

Veniteci a trovare
il 10 aprile 2014

Che Tempo fa

Recensioni

Caricamento...
Caricamento...
In questa zona i nostri Partner offrono: